KB Bashkimi me hapësira të reja

Basketboll

KB Bashkimi me hapësira të reja

Më: 1 prill 2021 Në ora: 19:21
KB Bashkimi me hapësira të reja

KB Bashkimi me hapësira të reja!

Sot në Qendrën Sportive "Sezai Surroi" është bërë përurimi i hapësirave të reja të zyres dhe zhveshtores për klubin e Bashkimit.

Në përurimin e këtyre hapësirave, prezentë ishin kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përfaqësues nga shoqata "Esnaf" dhe të ftuar të tjerë, të cilët u shoqëruan nga kryetari i Bashkimit, Rini Shpendi, anëtarët e kryesisë dhe lojtarët e skuadrës sonë.

Tani KB Bashkimi do të ketë kushte shumë më të mira sportive, me teshatore, zyre e banjo të reja, ku basketbollistët do të përgatiten për ndeshje, si dhe do të mund të bëjnë takimet që të analizohen ndeshjet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat