Aldridge debuton me fitore te Nets

Basketboll

Aldridge debuton me fitore te Nets

Më: 2 prill 2021 Në ora: 11:07

Ndeshja e madhe e mbrëmjes në NBA u zhvillua në “Staples Center” mes Los Angeles Clippers dhe Denver Nuggets e fituar 94-101 nga skuadra nga Colorado, e cila mbetet e pamposhtur që kur iu bashkua Aaron Gordon.

Nuggets ruajtën kryesimin që nga koshi i parë i përballjes deri në momentin e e rënies së sirenës për përfundimin e takimit, edhe pse në një moment, në periodën e katërt, diferenca u ngushtua në vetëm një pikë. Jamal Murray me 23 pikë dhe Michael Porter Jr. me 20 pikë rezultuan shënuesit më të mirë për Nuggets, por duket theksuar se nënkampionët në fuqi të Konferencës së Perëndimit e ndërtuan suksesin e tyre falë një mbrojtjeje efikase, aq sa në dy takimet e fundit kundërshtarët kanë realizuar më pak se 95 pikë.

Në ndeshjen e debutimit të Lamarcus Aldridge, Brooklyn Nets hodhën në tapet Charlotte Hornets duke fituar me 22 pikë diferencë, 89-111. Në këtë përballje, ku mungonin Durant, Harden dhe Griffin, në radhët e njujorkezëve spikati me 21 pikë Jeff Green.

Pavarësisht 36 pikëve dhe 11 “rebound” të Steph Curry-t, Golden State Warriors humbën 109-116 kundër Miami Heat. Skuadrën nga Florida e udhëhoqi me 21 pikë Jimmy Butler, ndërsa Duncan Robinson dhe Tyler Herro shtuan respektivisht 21 dhe 20 pikë.

Rezultoi gjithçka e thjeshtë për Detroit Pistons që iu imponuan me rezultatin e thellë 91-120 Washington Wizards. Shkëlqeu në këtë takim “ylli” i ri, Josh Jackson, një basketbollist me shumë talent dhe karakter, autor i plot 31 pikëve.

Rezultatet:

Philadelphia 76ers – Cleveland Cavaliers 114-94

Washington Wizards – Detroit Pistons 91-120

Charlotte Hornets – Brooklyn Nets 89-111

Golden State Warriors – Miami Heat 109-116

Orlando Magic – New Orleans Pelicans 115-110

Atlanta Hawks – San Antonio Spurs 134-129

Denver Nuggets – Los Angeles Clippers 101-94

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat