Rahoveci përgatitet për ndeshjet e Ligës Unike

Basketboll

Rahoveci përgatitet për ndeshjet e Ligës Unike

Më: 2 prill 2021 Në ora: 17:58
Rahoveci përgatitet për ndeshjet e Ligës Unike

Klubi i basketbollit Rahoveci përgatitet për ndeshjet e Ligës Unike, me synim të lë mbresa të mira me organizim dhe me lojëra të mira. Rahovecianët janë të kënaqur që disa ndeshje luhet në palestrën e tyre. 

“Ashtu siç e keni mësuar tashmë nga mediat lokale e ato kombëtare, KB Rahoveci do të jetë qyteti i parë që do ta mirëpres turneun mbarëkombëtar, "Liga Unike".

Një emocion i llojit të vet, për të cilin përveç përgjegjësisë, do të angazhohemi maksimalisht që në këto kushte të jashtëzakonshme, t'iu sjellim organizim të jashtëzakonshëm.

Shorti tashmë është hedhur, derisa ai deshi që të ndesheshim me bregdetarët e Teutës. Durrsakët zbarkojnë në Rahovec mesjavën e ardhshme, gjegjësisht të martën mbrëma.

Faza çerekfinale luhet në "Grapeland", teksa ajo finale në Durrës”, ka bërë të ditur KB Rahoveci.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat