Një amerikan zbarkon në Shqipëri

Basketboll

Një amerikan zbarkon në Shqipëri

Më: 3 prill 2021 Në ora: 11:39
Një amerikan zbarkon në Shqipëri

Goga Basket po zhvillon një sezon vërtetë fantastik në Superligë, teksa mbetet skuadra e vetme që nuk njeh humbje në kampionat. Ekipi privat kryeson me pikë të plotë pas tetë javëve të para dhe mbetet pretendenti numër një për fitimin e titullit kampion.

Ndonëse skuadra ka bindur në lojë dhe rezultatet, drejtuesit kanë menduar ta forcojnë edhe më tepër grupin e basketbollistëve, teksa së fundmi kanë bërë një tjetër goditje në merkato, duke afruar në ekip basketbollin amerikan, Teron Busej. Me anë të një postimi në rrjetet sociale klubi Goga Basket ka zyrtarizuar nënshkrimin me lojtarin amerikan.

Busej ka luajtur në kolegjet amerikane me “Georgia Southern Univesity”, ndërsa më pas është aktivizuar edhe në Europë me ekipet Anvil, Apoel, Keravnos dhe Morskie. Trajneri Melzin Lazimi do të ketë në dispozicion një tjetër element të rëndësishëm, që pritet ta rrisë edhe më shumë cilësinë e skuadrës.

Për sa i përket kampionatit, Goga do të përballet sot me Eagles, takim i vlefshëm për javën e nëntë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat