Utah nuk ndalet

Basketboll

Utah nuk ndalet

Më: 3 prill 2021 Në ora: 12:30
Utah nuk ndalet

Utah Jazz nuk di më të ndalet në NBA. Skuadra nga Salt Lake City regjistroi fitoren e 8-të radhazi pasi kaloi me shifrat 113-106 Chicago Bulls. Donovan Mitchell me 26 pikë 3 rebound dhe 5 asiste mori për dore Utah drejt suksesit të radhës me skuadrën Jazz që siguruan fitoren e 37-të në 48 takime dhe kryesojnë bindshëm Konferencën e Perëndimit.

U rikthye te fitorja ndërkohë Los Angeles Lakers që triumfoi lehtësisht me rezultatin 115-94 në transfertën ndaj Sacramento Kings. Edhe pa dy yjet e ekipit LeBron James dhe Anthony Davis, Lakers-at treguan të gjithë forcën e tyre duke marrë maksimumin në transfertën e Golden 1 Center falë 30 pikëve të Kyle Kuzma dhe 17 pikëve të realizuara nga Denis Schroder.

Tjetër fitore për Milwaukee Bucks që kaloi lehtësisht Portland Trail Blazzers brenda në Moda Center. Giannis Antetokounmpo me 47 pikë 12 asiste dhe 2 rebound ishte ai që udhëhoqi Bucks drejt fitores së radhës me shifrat 127-109. Me 31 fitore në 48 ndeshje, Milëaukee vazhdon të ruajë vendin e 3-të në Konferencën e Lindjes.

Një fitore shumë të thjeshtë mori edhe Toronto Raptors. Skuadra kanadeze kaloi lehtësisht Golden State Warriors me rezultatin 130-77. Kamerunasi Pascal Siakam ishte heroi i padiskutueshëm i Raptors në këtë sfidë me 36 pikë 7 rebound dhe 5 asiste ndërkohë që për Toronton kjo ishte fitorja e 2-të në 15 ndeshjet e fundit, me skuadrën kanadeze që ka zbritur në vendin e 11-të në Lindje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat