Edhe Bayern në çerekfinale

Basketboll

Edhe Bayern në çerekfinale

Më: 3 prill 2021 Në ora: 18:40
Edhe Bayern në çerekfinale

Janë luajtur takimet e raundit të 32-të të euroleague në basketboll për meshkuj. Shkon në 6 numri i ekipeve që sigurojnë një biletë për në çerekfinalet e play off-it, ku skuadra më e fundit që avancon më tej është Bayern Mynih.

Bavarezët fituan në sekondat e fundit 71-70 ndaj Zalgiris Kaunas, sukses i rëndësishëm, pasi i çon më tej në këtë turne. Jashtë fushe fiton Barcelona, skuadra që udhëheq Euroleague, që mundi 82-73 Fenerbahce, të dyja këto ekiope të kualifikuara.

Betejë e fortë për dy vendet e fundit që shkojnë në çerekfinale, ku në garë janë 4 skuadra: Real Madrid, Zenit st.Petersburg, Baskonia Gasteiz dhe Valencia Basket. Në ndeshjet e fundit, të katërta këto ekipe fituan, çka e bën mjaft interesante garën.

Euroleague – Raundi i 32-të

Baskonia Gasteiz – Anadolu Efes, 101-111

Panathinaikos – Armani Milano, 86-83

Bayern Mynih – Zalgiris Kaunas, 71-70

Crvena Zvezda – Maccabi Tel Aviv, 76-64

Alba Berlin – Valencia Basket, 86-90

CSKA Moskë – Khimki Moskë, 97-72

Zenit st. Petersburg – Villeurbanne, 87-53

Fenerbahce – Bercelona, 73-82

Real Madrid – Olympiacos, 72-63.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat