Përballja e top 4, gjysmëfinale interesante në EBC Ligën e Femrave

Basketboll

Përballja e top 4, gjysmëfinale interesante në EBC Ligën e Femrave

Më: 8 prill 2021 Në ora: 11:35
Përballja e top 4, gjysmëfinale interesante në EBC Ligën e Femrave

Sot (e enjte) do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në EBC Ligën e Femrave, ku do të përballen top-4 e elitës së femrave dhe priten ndeshje mjaft interesante.

Bashkimi, që përfundoi garat e rregullta në pozitën e parë me 18 fitore dhe dy humbje, do të ndeshet me Vëllaznimin, që përfundoi garat në vendin e katërt me 12 fitore dhe tetë humbje.

Në këtë edicion këto dy skuadra u ballafaquan katër herë dhe skuadra prizrenase ka fituar katër herë. Ky ballafaqim do të transmetohet në ArtMotion dhe Kujtesa.

Gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe Penzës. Të dy skuadrat në garat e rregullta kishin nga 13 fitore dhe shtatë humbje dhe përballjet mes këtyre kanë qenë shumë interesante në garat e rregullta dhe kështu pritet edhe në gjysmëfinale. Në garat e rregullta të dy skuadrat kishin nga dy fitore ndaj njëra tjetrës, andaj pritet takim interesant.

Skuadrat që shënojnë nga dy fitore do të kualifikohen në finalen e madhe.

Orari

E enjte

19:00 Bashkimi - Vëllaznimi

19:30 Prishtina - Penza

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat