Penza fiton duelin e parë ndaj Prishtinës

Basketboll

Penza fiton duelin e parë ndaj Prishtinës

Më: 8 prill 2021 Në ora: 23:08
Penza fiton duelin e parë ndaj Prishtinës

Penza ka fituar duelin e parë në gjysmëfinale të “play-off”-it në EBC Ligën e Femrave, duke mundur Prishtinën në kryeqytet 60:71 (13:17, 18:19, 15:18, 14:17). Ndeshja e dytë do të zhvillohet të hënën. Skuadra që shënon dy fitore, kualifikohet në finale.

Fillimi i çerekut të parë ishte i baraspeshuar, por më pas vashat pejane kishin epërsi deri në shtatë pikë, 10:17, derisa kjo pjesë përfundon 13:17. Epërsia më e lartë nga skuadra pejane në pjesën e parë ishte 22:34, derisa pjesa e parë përfundon 31:36.

Perioda e tretë ishte kryesisht e barabartë, me skuadrën mysafire që arriti të ruajë epërsinë dhe e thelloi me tre pikë më shumë, ku shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 46:54. Penza menaxhoi epërsinë e krijuar dhe fitoi gjysmëfinalen e parë me rezultat 60:71.

Enisa Kamerolli kishte 16 pikë për Prishtinën, kurse Enxhi Xhanaj 15, derisa te Penza u dalluan Gabrielle Cooper me 25 pikë e 11 kërcime dhe Valbona Bytyqi me 17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat