Shkëlqen Curry, Golden State Warriors triumfojnë ndaj Huston Rockets

Basketboll

Shkëlqen Curry, Golden State Warriors triumfojnë ndaj Huston Rockets

Më: 11 prill 2021 Në ora: 08:34
Steph Curry

Golden State Warriors kanë triumfuar ndaj skuadrës Huston Rockets.

Warriors në krye me Steph Curry triumfuan në kuadër të NBA ndaj Huston Rockets.

Steph Curry shkëlqeu për Warriors në këtë takim, ai regjisroi 38 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime dhe përkrah tij shkëlqeu kanadezi, Wiggins me 25 pikë, gjashtë kërcime dhe tre asistime.

Për Huston Rockers shkëlqeu, Wall me 30 pikë, dy kërcime dhe shtatë asistime dhe Augustrin me 19 pikë, tre kërcime dhe gjashtë asistime.

Rezultati i çerekëve, Golden State Warriors – Huston Rockets: (32-30), (33-18), (29-32) dhe (31-29).

Rezultati përfundimtar, Goden State Warriors 125-109 Huston Rockets.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat