Shatri nuk dorëzohet, kërkon barazimin në Pejë

Basketboll

Shatri nuk dorëzohet, kërkon barazimin në Pejë

Nga: K.Goca Më: 11 prill 2021 Në ora: 13:54
Shatri nuk dorëzohet, kërkon barazimin në Pejë

Prishtina është para sprovës së madhe në Pejë, ku patjetër i duhet fitorja në duel me Penzën, që të mbetet në garë për titullin e kampionit të Kosovës.

Kryetrajneri i Prishtinës, Fidan Shatri nuk dorëzohet, kërkon barazimin në Pejë.

Ai beson e shpreson se vashat e tij do ta kanë ditën e tyre dhe t’i revanshohen për humbjen e parë në kryeqytet me rezultat 71:60.

Ndeshja luhet nesër në orën 19.00 në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë, Penza avancon me 1:0 në seri të fitoreve në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it.

Shatri ka formulën për Pejë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat