Basketbollisti i njohur largohet nga Sigal Prishtina

Basketboll

Basketbollisti i njohur largohet nga Sigal Prishtina

Më: 11 prill 2021 Në ora: 21:47
Daniel Lekndreaj

Daniel Lekndreaj është larguar nga Sigal Prishtina me të përfunduar edicioni i rregullt i kampionatit.

Alo-qendra shqiptare nuk do të jetë pjesë e klubit kryeqytetas për pjesën e mbetur të play-offit. Lajmi është konfirmuar nga vet lojtari që ka bërë të ditur se do të largohet për arsyeje familjare.

“Ishte kënaqësi dhe privilegj për mua që të luaj për ekipin e Prishtinës. Kam luajtur me zemër dhe jam munduar të jap maksimumin në çdo ndeshje. Jam i detyruar që për arsye familjare të mos jem më pjesë e ekipit që nga dita e sotme. Falënderoj drejtuesit dhe stafin për besimin dhe mbështetjen që me kanë dhëne, duke mos harruar kurrsesi tifozët e zjarrtë për të cilët do te ruaj gjithmonë respekt te madh PLISAT”, shkroi Lekndrejaj.

Basketbollisti shqiptar këtë edicion me “bardhekaltërit” arriti ta fitoj Kupën e Kosovës. Te Prishtina, Lekndrejaj luajti me një mesatare prej 13.3 pikëve për ndeshje dhe 7.1 kërcimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat