Curry parakalon legjendën

Basketboll

Curry parakalon legjendën

Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:24
Curry parakalon legjendën

Mbrëmje fanastike për Stephen Curry-n, “yllin” e Golden State Warriors, që rrëmbeu skenën e “Chase Center” të San Franiscos në suksesin 116-107 të skuadrës së tij përballë Denver Nuggets.

Plot 53 pikë realizoi Curry, duke qenë i saktë në 10 nga 18 gjuajtjet për tre, që përbën dhe paraqitjen e tij të katërt më të mirë në karrierë, por më i rëndësishëm është fakti që parakalon një legjendë të Warriors, Wilt Chamberlain, për numrin total të pikëve të shënuara për skuadrën kaliforniane. Curry ka arritur kuotën e 17818 pikëve, ndërsa i madhi Chamberlain i 100 pikëve në një ndeshje është ndalur në shifrën 17783.

Për Denverin bëri gjithçka mundi Nikola Jokic, autor i 27 pikëve dhe 12 “reboundeve”, ndërsa lajmi më i keq është dëmtimi i Jamal Murray-t në gjurin e majtë, pas një rënieje të pakontrolluar në fund të takimit.

Kryesuesit e Konferencës së Perëndimit, Utah Jazz, u mposhtën në parketin e Washington Wizards 121-125. Pavarësisht 42 pikëve të Donovan Mitchell dhe 33 Bogdan Bogdanovic, Jazz u dorëzuan përballë Bradley Beal, autor i 34 pikëve, dhe Russell Wesbrook, që e mbylli takimin me “triple-double”: 25 pikë, 14 “rebound” dhe 14 asiste.

Nuk e ndalin marshimin Phoenix Suns, që iu imponuan 126-120 Houston Rockets me 26 pikë të shënuara nga Jae Crowder dhe 24 Devin Booker.

Fituan edhe Philadelphia 76ers në parketin e Dallas Mavericks me rezultatin 95-113. Ndal hapin skuadra teksane, së cilës nuk i mjaftuan 32 pikët e sllovenit të famshëm, Luka Doncic, teksa për 76ers spikati me plot 36 pikë Joel Embiid.

Një tjetër emër i madh i Konfernecës së Perëndimit pëson humbje. Bëhet fjalë për Los Ageles Lakers, që pa shërbimet e LeBron James dhe Anthony Davis u dorëzuan 111-96 në “Madison Square Garden” përballë New York Knicks, në radhët e të cilëve spikati me 34 pikë dhe 10 “rebound” Julius Randle.

Rezultatet:

New York Knicks-Los Angeles Lakers 111-96

Dallas Mavericks-Philadelphia 76ers 95-113

Orlando Magic-San Antonio Spurs 97-120

Memphis Grizzlies-Chicago Bulls 101-90

New Orleans Pelicans-Sacramento Kings 117-110

Utah Jazz-Washington Wizards 121-125

Golden State Warriors-Denver Nuggets 116-107

Phoenix Suns-Houston Rockets 126-120

Minnesota Timberwolves-Brooklyn Nets (e shtyrë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat