Peja kërkon finalen e madhe të Ligës Unike

Basketboll

Peja kërkon finalen e madhe të Ligës Unike

Nga: K.G. Më: 13 prill 2021 Në ora: 13:15
Peja kërkon finalen e madhe të Ligës Unike

Klubi i basketbollit Peja kërkon finalen e madhe të Ligës Unike Kosovë-Shqipëri.
Pejanët bëjnë të ditur se janë të kompletuar për këtë ndeshje dhe besojnë e shpresojnë në fitore.

“Vazhdojmë me lojën gjysmëfinale të Ligës Unike. 

Klubi ka udhëtuar dje për në Durrës dhe djemtë po realizojnë stërvitjet para ndeshjes. Sot jemi të fokusuar me vetëm një qëllim, tejkalimi në fazën Finale të kompeticionit.

Sot ndeshemi me KB Rahoveci. Ndeshja fillon në ora 16:00 dhe luhet në Palestrën "Dhimitraq Goga".

Trajneri Dragan Radoviq ka në dispozicion ekipin e plotë për këtë duel.
Vazhdojmë përpara”, njofton KB Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat