Valbona Bytyqi: Ne jemi në finale, tani e duam titullin e kampionit

Basketboll

Valbona Bytyqi: Ne jemi në finale, tani e duam titullin e kampionit

Nga: Kemajl Goca Më: 13 prill 2021 Në ora: 15:04
Valbona Bytyqi

Është në formën më të mirë, sikur të jetë në moshën 20-vjeçare! 

Është Valbona Batyçi, basketbolliste e Penzës nga Peja, që sot ka 31 vjeç dhe është nënë e një vajze, prej lojtareve më të mira në Superligën e Kosovës. 

Kapitenia e Penzës është figura qendrore që u kualifikuan në finalen e madhe dhe të enjten ndeshen me Bashkimin e Prizrenit, në ndeshjen e parë të play-off-it. 

Image

Valbona Bytyqi me 34 pikë e shtatë kërcime i shkaktoi humbje Prishtinës, me rezultat 87:86 dhe kësisoj në seri të fitoreve me rezultat 2:0 avancuan më tej. 

Bytyqi tha se e merituan kualifikimin dhe ekipi i saj e ka vendin në finale, duke pretenduar se do ta kthejnë titullin në Pejë.

Image

“Bota sot”: Penza në finalen e madhe, po e rikthen titullin?

Valbona Bytyqi: Penza aty ku e ka vendin në finale pse jo edhe titullin.

E kemi mposht Bashkimin, mendoj se finalet e kanë ngarkesën e vet, ne shkojmë për çdo ndeshje me fituar.

Image

“Bota sot”: Çfarë po e veçon Penzën në këtë edicion nga ekipet tjera?

Valbona Bytyqi: Mendoj se me ardhjen e kryetarit Kastriot Gjocaj më klubit nuk i ka munguar asgjë.Besoj se jemi ekip dhe kemi lojtare me përvojë dhe gjatë gjithë kampionatit kemi tregu lojëra te mira!

Image

“Bota sot”: Valbona Bytyçi në formë, 34 pikë kundër Prishtinës, në moshën 31 vjeçare, a po riktheheni si dikur?

Valbona Bytyqi: Mendoj se çdo lojë jam munduar mi ndihmuar Klubit, thjesht aspak nuk çon peshë mosha për formën që po e tregoj. Jam stërvitur shumë me ardhjen e trajnerit Millan Rondoviq. Mendoj se çdo lojtare ka fatin të punoj me të, unë kam me jap për Klubin e Përfaqësuesen e Kosovës deri atëherë kur e shoh se ka vajza, se kanë vullnetin dhe japin angazhimin si unë!

“Bota sot”: Kundër Bashkimit, ku i sheh përparësitë?

Valbona Bytyqi: Bashkimi ka fond te lojtareve më shumë përvojë, ka edhe buxhetin shumë më shumë se na, por ne jemi të etur për titull!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat