Luka Doncic i jashtëzakonshëm, i jep fitoren Dallasit në sekondën e fundit të ndeshjes

Basketboll

Luka Doncic i jashtëzakonshëm, i jep fitoren Dallasit në sekondën e fundit të ndeshjes

Më: 15 prill 2021 Në ora: 09:26
Luka Doncic

Dallas Mavericks ka arritur të fitojë në fundin e ndeshjes ndaj Memphis Grizzlies me rezultat të ngushtë 114-113.

Edhe pse Grizzlies arriti që të fitojë 3 çerekët e parë, në fund magjia e Luka Doncic i dhuroi fitoren ekipit të Dallasit.

Luka Doncic edhe një herë tjetër po dëshmon se është këtu për të arritur majat e suksesit, duke shënuar pikët fituese në përfundimin e ndeshjes.

Ai arriti që të realizojë 29 pikë, 9 asistime dhe gjithashtu pati edhe 6 kërcime në këtë ndeshje.

Për momentin, Mavericks janë në pozitën e 7-të dhe në rrugë të duhur për të siguruar play-offin në Konferencën Perendimore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat