Bashkimi dhe Penza në drithërima

Basketboll

Bashkimi dhe Penza në drithërima

Më: 15 prill 2021 Në ora: 11:55
Bashkimi dhe Penza në drithërima

Përballja e parë e finales mes Bashkimit dhe Penzës!

Finalja e “Play-off”it në EBC Ligën e Femrave do të zhvillohet të enjten (sot) nga ora 19:00 në Prizren.

Kjo është finalja e parë, derisa kampion i EBC Ligës së Femrave do të shpallet skuadra që arrin tri fitore. Përparësinë e fushës e ka skuadra e Bashkimit, që garat e rregullta i përfundoi në vendin e parë me 18 fitore dhe dy humbje, ndërsa skuadra pejane ishte e treta me 13 fitore dhe shtatë humbje.

Në garat e rregullta, Bashkimi dhe Penza janë përballur katër herë dhe në katër ndeshjet ka fituar skuadra prizrenase.

Bashkimi në gjysmëfinale mundi Vëllaznimin në dy ndeshje, kurse Penza ishte më e mirë se Prishtina në dy takime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat