Ekipi i NBA-së pranë shitjes për vlerën e 1.5 miliardë dollarëve

Basketboll

Ekipi i NBA-së pranë shitjes për vlerën e 1.5 miliardë dollarëve

Më: 15 prill 2021 Në ora: 12:16
Ekipi i NBA-së pranë shitjes për vlerën e 1.5 miliardë dollarëve

Skuadra e Minnesota Timberwolves pritet të ndryshojë së shpejti pronësi. Sipas mediave amerikane, pronari aktual Glen Taylor ka arritur një marrëveshje për të shitur kuotat e ekipit të NBA-së te dyshja Alex Rodriguez dhe Marc Lore, që do të jenë pronarët e rinj.

Taylor e ka blerë skuadrën e Monnesota në vitin 1994 për vlerën e 88 milionë dollarëve. Ndërkohë që, ai pritet ta shesë atë të pronarët e rinj për vlerën marramendëse të 1.5 miliardë dollarë.

Ky proçes pritet të zgjasë deri në dy vjet. Pronarët e rinj fillimisht do të hyjnë në organizatë si ortakë në minorancë, për të marrë më pas kontrollin total të klubit në vitin 2023. Pronarët e rinj kanë rënë dakord që qendra e skuadrës të jetë sërish në Minneapolis.

Alex Rodriguez dhe Marc Lore kanë konfirmuar se bisedimet për blerjen e Minnesota Timberwolves kanë shkuar mirë.

“Mezi presim të hyjmë në një fazë të re të bisedimeve me Glen Taylor. Kemi respekt për të dhe për gjithçka ai ka ndërtuar në këto vite, një bazë për të ardhmen. Jemi entuziastë për të njohur sistemin organizativ të Minnesota, lojtarët dhe fansat”, thanë dy pronarët e rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat