Bien Clippers, fitojnë Brooklyn e Denver

Basketboll

Bien Clippers, fitojnë Brooklyn e Denver

Më: 17 prill 2021 Në ora: 12:15
Bien Clippers, fitojnë Brooklyn e Denver

Brooklyn Nets rikthehet menjëherë te fitorja në NBA duke treguar dhëmbët ndaj Charlotte Hornets dhe duke thelluar krizën e këtyre të fundit.

Në Barclays Center skuadra  e kanadezit Steve Nash vuajti vetëm në periodën e parë të cilën e mbylli në disavantazhin e 6 pikëve, sepse më pas sfida foli e gjitha për Brooklyn që triumfoi me shifrat 130-115 duke regjistruar fitoren e 38-të sezonale në 56 takime, me skuadrën nju-jorkeze që vazhdojë të mbajë nën presion Philadelphia 76ers për vendin e parë në Lindje.

33 pikët e Bridges dhe 27 të Rozier nuk i mjaftuan Charlotte për të evituar humbjen e 4-t rresht ndërkohë te Nets në mungesë të Harden i dëmtuar, diferencën e bëri Durant autor i 25 pikëve.

Për të prishur ecurinë e shkëlqyer prej 7 fitoresh radhazi të Los Angeles Clippers mendoi pikërisht Philadelphia 76ers që triumfoi në Wells Fargo Center me rezultatin e ngushtë 106-103. Meritat shkojnë të gjitha për kamerunasin Joel Embiid i cili shkëlqeu me 36 pikë dhe 14 rebound ndërkohë të te Clippers spikati i përhershmi Paul George autor i 37 pikëve. Për 76ers kjo ishte fitorja e 39 në këtë sezon ndërkohë që kalifornianët pësuan humbjen e 19-të. Tjetër fitore për Denver Nuggets që kaluan në transfertën e Toyota Center në Texas, Houston Rockets një nga skuadrat më të dobëta të këtij sezoni.

Një fitore shumë e thjeshtë për skuadrën nga Colorado me shifrat 128-99 në një sfidë ku diferencën e bëri serbi Nikola Jokic autor i 29 pikëve ndërkohë që i ndihmoi të tijët edhe me topa të rikuperuar poshtë tabelës dhe 7 pasime deçizive.

Vijojnë ulje-ngritjet për San Antonio Spurs që pësoi një tjetër humbje pasi u mposht në AT&T Center në Texas me rezultatin 106-107 nga Portland Trail Blazzers. McCollum me 29 pikë ishte më i miri mbi parket për skuadrën nga Oregoni, ndërkohë që DeMare DeRozan me 26 pikë 4 rebound dhe 10 asiste nuk mundi të evitonte humbjen e San Antonios..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat