​Skandaloze: Serbia zhvillon ndeshje zyrtare në Kosovë!

Basketboll

​Skandaloze: Serbia zhvillon ndeshje zyrtare në Kosovë!

Më: 19 prill 2021 Në ora: 12:06
Foto Ilustrim

Federata e Hendbollit të Serbisë ka arritur të organizojë të shtunën ndeshje hendbolli në territorin e Kosovës, ndërsa ekipi Hajduk Velko nga qyteti i Negotinit të Serbisë, ka hyrë dhe ka dalë nga Kosova pa u penguar nga askush.

Ndeshja zyrtare në mes të Hajduk Velko dhe ekipit Mokra Gora nga Zubin Potoku që u luajt të shtunën mbrëma në palestrën e sporteve në Zubin Potok, është zhvilluar në kuadër të të ashtuquajturës xhiro e 16-të e Superligës B të hendbollit në Serbi.

Burime të KosovaPress-it nga veriu bëjnë të ditur se klubi nga Serbia ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës përmes rrugës alternative malore Banje, që ndodhet mbi Gejt/31 – Bërnjak, e që njëherit konsiderohet si kufi zyrtar që lidhë Kosovën me Serbinë.

Sipas këtyre burimeve, për hyrje-daljen në territorin e Kosovës dhe “pastrimin” e terrenit të ekipit nga Serbia, kanë ndihmuar disa eprorë të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut.

“Ekipi serb ka hyrë të shtunën në orët e pasdites përmes rrugëve alternative në Kosovë, ndërsa për këtë kanë qenë në dijeni kapiteni i policisë kufitare Millosh Dançetoviq dhe komandanti i stacionit policor në Zubin Potok, togeri Zvezdan Millojeviq. Këta të dy, përmes njerëzve të tyre, kanë bërë organizimin e sigurt të hyrjes dhe daljes së ekipit nga Serbia në territorin e Kosovës”, kanë thënë këto burime.

KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, në lidhje me zhvillimin e ndeshjes ilegale të Serbisë në territorin e Kosovës, si dhe kësaj situate të pakuptueshme që ndodhë në vend, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur. Ai gjatë tërë kohës ka qenë i pa qasshëm në telefonin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat