NBA: Los Angeles Clippers mposht Portlandin, fiton edhe Minnesota

Basketboll

NBA: Los Angeles Clippers mposht Portlandin, fiton edhe Minnesota

Më: 21 prill 2021 Në ora: 08:19
NBA: Los Angeles Clippers mposht Portlandin, fiton edhe Minnesota

Los Angeles Clippers ka arritur të mposht Portland Trail Blazers (113 – 112) në sekondat e fundit të ndeshjes.

Vendasit arritën fitoren falë lojtarit të tyre më të mirë Paul George që shënoi në sekondat e fundit dhe ishte lojtari më i mirë i mbrëmjes me 33 pikë dhe 11 topa të kthyer.

Nga ana tjetër, Minnesota Timberwolves gjithashtu ka shënuar fitore të sigurt ndaj Sacramento Kings (134 – 120).

Lojtarët më të mirë ishin D’Angelo Russell (28 pikë), Anthony Edwards (28 pikë) dhe Karl Anthony Towns (26 pikë dhe 18 topa të kthyer).

Me këtë sukses, Minnesota largohet nga pozita e fundit e tabelës me 16 fitore dhe 43 humbje dhe lanë rekordin me të keq te Houston Rockets (15 fitore dhe 43 humbje).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat