Ndeshja e katërt, a do të vendoset titulli?

Basketboll

Ndeshja e katërt, a do të vendoset titulli?

Më: 25 prill 2021 Në ora: 12:50
Ndeshja e katërt, a do të vendoset titulli?

Të hënën (nesër) do të zhvillohet ndeshja e katërt e “Play-off”-it në EBC Ligën e Femrave ndërmjet Penzës dhe Bashkimit.

Skuadra prizrenase është në epërsi 2:1. Nëse fiton këtë përballje do të stoliset me titullin e kampionit, kurse nëse fiton Penza do të zhvillohet edhe ndeshja e pestë. Skuadra që shënon tri fitore shpallet kampione e EBC Ligës së Femrave.

Takimin e parë e fitoi skuadra pejane 63:84, kurse në dy ndeshjet tjera fituan vashat prizrenase 65:70 dhe 74:63. Sfidat finale ishin mjaft interesante dhe kështu pritet edhe të hënën mbrëma.

Në garat e rregullta, këto dy skuadra u përballën katër herë, ku tri herë fitoi Bashkimi dhe një herë Penza. Bashkimi ishte edhe në finale të Kupës, ku u mund nga Prishtina.

Ndeshja Penza-Bashkimi zhvillohet të hënën nga ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat