Trajneri i Kombëtares merr drejtimin e skuadrës së njohur shqiptare

Basketboll

Trajneri i Kombëtares merr drejtimin e skuadrës së njohur shqiptare

Më: 27 prill 2021 Në ora: 14:43
Trajneri i Kombëtares merr drejtimin e skuadrës së njohur shqiptare

Trajneri i Kombëtares merr drejtimin e skuadrës së njohur shqiptare!

Afrim Bilali është trajneri i ri i Vllaznisë, në basketboll për meshkuj. Ka qenë vetë klubi shkodran, që nëpërmjet faqes ka njoftuar dhe ka prezantuar Bilalin në krye të skuadrës kuqeblu.

Bilali u prezantua ditën e sotme, teksa përveç drejtimit të Vllaznisë, kujtojmë se njëkohësisht ai është edhe trajner i Kombëtares së Shqipërisë në Basketboll.

Objektivi i Vllaznisë me Bilalin në stol është arritja e rezultateve pozitive dhe fitim i trofeve. Pas prezantimit nga drejtuesit, Bilali nis menjëherë nga punë, aty ku ka qenë deri pak muaj më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat