Ja vendimi i Bordit të FBK-së

Basketboll

Ja vendimi i Bordit të FBK-së

Më: 28 prill 2021 Në ora: 14:13
Ja vendimi i Bordit të FBK-së

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 28.04.2021 ka marrë vendim që më 15 e 16 maj 2021 të organizojë turne kualifikues në basketbollin 3x3 në të dyja konkurrencat.

Në këtë turne pritet të marrin pjesë 12 ekipe të meshkujve dhe 8 të femrave, kurse fituesit e tyre në të dyja konkurrencat do të kenë të drejtë të pjesëmarrjes në kualifikime për FIBA Europe Cup 3x3, garë kjo që zhvillohet në Constanta të Rumanisë më 26 e 27 qershor 2021.

Regjistrimi i skuadrave dhe afatet do të publikohen gjatë kësaj jave.

Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij, bëhet e ditur në emër të Bordit të FBK-së, nga Arben Fetahu, kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat