Partizani fiton Kupën e Shqipërisë

Basketboll

Partizani fiton Kupën e Shqipërisë

Më: 29 prill 2021 Në ora: 18:25
Partizani fiton Kupën e Shqipërisë

Partizani shpallet fitues i Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra, pas fitores 89-85 ndaj Flamurtarit në finale, ndeshje e luajtur në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga” në Durrës. Një finale e vërtetë, e dueluar dhe luftuar deri në fund nga të dyja ekipet, që dhuruan një ndeshje të mirë e me rivalitet, ku secila mund të ishte shpallur fituese. Tajkim që u vendos psa 5 minutave shtesë.

Partizani pati një epërsi të lehtë në shumicën e ndeshjes, duke udhëhequr me 4-5 pikë, por pa mundur të shkëputet. Kjo pamje është thuajse për 30 minuta. Në periodën e katërt, Flamurtari arrin të barazojë dhe të dalë përpara 3-4 pikë, duke e ruajtur këtë avantazh deri në fund, duke dhënë përshytpjen se do të fitonte ndeshjen.

Në sekondën e fundit, në avantazhin 76-73 për Flamurtarin, shkaktohet një faull në favor të ekipit kryeqytetas, me Dishnicën që fiton 3 gjuajtje të lira.

Ajo i realizon të trija dhe barazon shifrat 76-76, duke çuar takimin në kohën shtesë. Ekuilibër edhe në kohën shtesë, ku rezultati barazohet disa herë.

Në sekondat e fundit ndeshja tensionohet, me trajnerin e Flamurtaruit që merr teknike përjashtimi, hyn në fush dhe tenton të godasë gjyqtarët. Kjo ndihmon të “kuqtë”, që shkëputen 4 pikë dhe më pas fitojnë  89-85, duke nisur festën, pas një pritje të gjatë pa trofe. Meritë ka edhe trajnerja Ledina Çamishi, që udhëheq një ekip vetëm me basketbolliste vendase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat