Penza e jashtëzakonshme, kampion i ri i Kosovës

Basketboll

Penza e jashtëzakonshme, kampion i ri i Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 29 prill 2021 Në ora: 20:45
Penza e jashtëzakonshme, kampion i ri i Kosovës

Penza e rikthen titullin në qytetin e basketbollit në Pejë. Vashat pejane treguan lojë të madhe në Prizren dhe e gjunjëzuan me rezultat 77:63 (22:22, 23:20, 18:11, 14:10) Bashkimin, në kuadër të finales së pestë të play-off-it të EBC Ligës së Kosovës në basketboll. 

Ky është titulli i katërt për Penzën në historinë e ekzistimit si klub. 

Pejanet e mundën Bashkimin në seri të fitoreve me rezultat 3:2.    

Image

Në çerekun e parë u zhvillua lojë me rivalitet të madh dhe përfundon me rezultat baras (22:22). 

Edhe çereku i dytë u karakterizua me lojë të fortë dhe pejanet në epërsi me 3 pikë (45:42). 

Çereku i tretë ishte në favor të Penzës, që shkëputen në epërsi me 10 pikë (63:53), një epërsi që i dha edhe më shumë zemër në çerekun e fundit.

Në minutën e 35-të, Penza thellon epërsinë në 13 pikë (71:58), ndërsa prizrenaset assesi të gjenin formulën e përmbysjes së epërsisë së rivales.  

Penza triumfon midis Prizrenit me rezultat 77:63 dhe stoliset me titullin e kampionit.

Basketbollistja Gabrielle Cooper është me efikasja me 20 pikë të Penza, e ndihmuar nga Valbona Bytyqi 15, Arbnore Perquku 14, Ashlie Howell 12, ndërsa te Bashkimi  Aisha Balarabe me 23 pikë.

Bashkimi – Penza 63:77
Palestra e sportit “Sezai Surroi” në Prizren.
Pa shikues.
Gjyqtarë: Xh. Mumini, N. Shabani dhe G. Vitaku.
Bashkim: Konjusha 16, Daci 10, Rushiti 3, Vraniqi, Balarabe 23, Emra 1, Hashani, Zeka 10, Baliqi dhe Krasniqi.
Penza: Bytyqi 15, Cooper 20, Perçuku 14, Howell 12, Uka 7, Halitaj 9, Ukaj, Shala, Ulnikaj, Zeka, Gjuka dhe Bojku.   

Kampionët e Kosovës
1999/2000 Bashkimi
2000/2001 Universiteti
2001/2002 Universiteti
2002/2003 Universiteti
2003/2004 Universiteti
2004/2005 Universiteti
2005/2006 Universiteti
2006/2007 Bashkimi
2007/2008 Bashkimi
2008/2009 Bashkimi
2009/2010 Bashkimi
2010/2011 Penza
2011/2012 Penza
2012/2013 Sigal Prishtina
2013/2014 Sigal Prishtina
2014/2015 Prishtina
2015/2016 Prishtina
2016/2017 Penza
2017/2018 Bashkimi
2018/2019 Prishtina
2019/2020 u ndërpre
2020/2021: Penza

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat