Peja nuk falë, gjunjëzon Ponte Prizrenin

Basketboll

Peja nuk falë, gjunjëzon Ponte Prizrenin

Nga: K.G. Më: 30 prill 2021 Në ora: 18:41
Peja nuk falë, gjunjëzon Ponte Prizrenin

Peja nuk falë, gjunjëzon Ponte Prizrenin! Peja është në epërsi në seri të fitoreve me rezultat 2:1 kundër Ponte Prizrenit, në kuadër të gjysmëfinales së Play-off-it të Superligës së Kosovës. 

Basketbollistët e Pejës si vendas shënuan fitore me rezultat 108:85 (30:22, 22:18, 30:16, 26:29) ndaj Ponte Prizreniz. 

Pejanët ishin më të mirë në të gjitha çerekët me përjashtim në të katërtin, që i takoi mysafirëve dhe atë shumë ngushtë.

Pejën drejt fitores e udhëhoqën Brandon Walters me 29 pikë,  Dardan Berisha me 22, Lis Shoshi me 17 sosh etj.

Kwame Vaughn shënoi 30 pikë por nuk i mjaftuan prizrenasve për rezultat të favorshëm. Në Prizren do të zhvillohet ndeshja e katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat