Krasniqi: Ja pse është Peja favorite për titull

Basketboll

Krasniqi: Ja pse është Peja favorite për titull

Nga: K.G. Më: 30 prill 2021 Në ora: 22:54
Krasniqi: Ja pse është Peja favorite për titull

Trajneri i basketbollit, Blerim Krasniqi, favorizon Pejën në luftë për titullin e kampionit të Kosovës.

Ai ka dhënë edhe arsyet e tija.

“Pasi që i shikova dy ndeshjet e gjysmëfinales se Play-off-it, KB Peja - KB Ponte Prizreni si dhe KB Ylli – KB Rahoveci, tani me nuk kam medyshje.

Favorit për të fituar titullin mbetet KB Peja e cila në radhët e veta ka me shumë lojtar vendorë, po ashtu në pozicionin e qendrave dominuese me 3 qendra, ku e bën diferencën, çka e bën KB Pejën të jetë favoriti kryesor, që në Play-off  të del ngadhënjyese”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat