Golden State Warriors rikthehen tek fitoret, mposhtin Houston Rockets me rezultat të thellë

Basketboll

Golden State Warriors rikthehen tek fitoret, mposhtin Houston Rockets me rezultat të thellë

Më: 2 maj 2021 Në ora: 08:24
Steph Curry

Golden State Warriors u janë rikthyer fitoreve në kuadër të NBA.

Warriors arritën të mposhtin në udhëtim skuadrën e Houston Rockets në kuadër të NBA.

Në fakt, Warriors kishin pësuar dy humbje rresht para se të luanin ndeshjen me Rockets, ata u mposhtën nga Minnesota Timberwolves dhe Dallas Mavericks.

Rezultati i çerekëve, Huston Rockets – Golden State Warriors: (24-22), (31-27), (12-39) dhe (20-25).

Basketbollistët më të mirë në këtë takim për Warriors ishin, Steph Curry me 30 pikë, gjashtë kërcime dhe pesë asistime, Wiggins me 20 pikë, dy kërcime dhe dy asitime dhe Poole me 17 pikë, tre kërcime dhe gjashtë asistime.

Për Houston Rockets shkëlqyen, Jr.K Martin me 16 pikë, nëntë kërcime dhe Porter me 16 pikë, tre kërcime dhe gjashtë asitime.

Rezultati përfundimtar, Huston Rockets 87-113 Golden State Warriors.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat