Nëse fiton Ponte Prizreni?

Basketboll

Nëse fiton Ponte Prizreni?

Më: 2 maj 2021 Në ora: 11:43
Nëse fiton Ponte Prizreni?

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e katërta gjysmëfinale të Play-offit në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshjet do të zhvillohen në Pejë dhe Therandë, ku vendasit janë në epërsi 2:1, ndërsa skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finalen e madhe.

Nëse Peja fiton, atëherë do të kualifikohet në finale, kurse nëse fiton Ponte Prizreni do të zhvillohet edhe përballja e pestë në Prizren.

Fitorja e dërgon Yllin në finale, kurse fitorja për Rahovecin do të thotë që barazon serinë në 2:2, e më pas do të zhvillohej sfida e pestë në Rahovec.

Orari

E diel

17:00 Peja - Ponte Prizreni (2:1)

20:15 Golden Eagle Ylli - Rahoveci (2:1)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat