Nuk ka këndellje për Lakers, mposhten edhe nga Toronto Raptors

Basketboll

Nuk ka këndellje për Lakers, mposhten edhe nga Toronto Raptors

Më: 3 maj 2021 Në ora: 08:13
Lakers këtë radhë pësuan nga Toronto Raptors

Los Angeles Lakers kanë pësuar humbjen e tretë radhazi në kuadër të NBA.

Lakers këtë radhë pësuan nga Toronto Raptors, megjithë rikthimin e LeBron James, skuadra kaliforniane nuk arriti të rikthehet tek fitorja.

Në fakt, në pesë ndeshjet e fundit, Lakers kanë katër humbje dhe një fitore, një rekord i tmerrshëm.

Rezultati i çerekëve, LA Lakers – Toronto Raptors: (38-32), (21-40), (25-27) dhe (30-22).

Basketbollistët kryesorë për Lakers ishin, Kuzma me 24 pikë dhe tre kërcime, LeBron James me 19 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime bashkë me Drummond, 19 pikë, 11 kërcime dhe një asistim.

Për Toronton, Saikam shkëlqeu me 39 pikë, 13 kërcime dhe katër asistime bashkë me Lowry 37 pikë, dy kërcime dhe 11 asistime.

Rezultati përfundimtar, Los Angeles Lakers 114-121 Toronto Raptors.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat