Sulmohet Peja! KB Peja: Ka edhe të lënduar nga kjo përleshje!

Basketboll

Sulmohet Peja! KB Peja: Ka edhe të lënduar nga kjo përleshje!

Më: 4 maj 2021 Në ora: 18:27
Sulmohet Peja

Klubi i basketbollit Peja reagon pas incidentit në Prizren në duel me Ponte Prizrenin, në ndeshjen e pestë të gjysmëfinales së play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll.

“Ngjarje të tmerrshme në përfundim të pjesës së parë! 

Deri sa ekipi ishte duke u larguar drejt teshatoreve për pushimin e pjesës së parë, shikuesit dhe një pjesë e stafit e lojtareve të ekipit vendase na janë vërsulur si me keq ndaj ekipit tonë. 

Ka edhe të lënduar nga kjo përleshje!”, shkruan në faqen e KB Peja.

Zyrtarisht ndeshja është ndërprerë pas përleshjeve që kanë ndodhur pas përfundimit të pjesës së parë ndërmjet lojtarëve të dyja skuadrave dhe zyrtarëve të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat