Presidenti i Pejës flet pas dhunës në Prizren: Presim ta fitojmë ndeshjen 20-0

Basketboll

Presidenti i Pejës flet pas dhunës në Prizren: Presim ta fitojmë ndeshjen 20-0

Më: 4 maj 2021 Në ora: 18:44
Art Gashi

Ndeshja e 5-të gjysmëfinale e playoffit mes Pontes dhe Pejës është ndërprerë zyrtarisht me vendim të gjyqtarit.

Kjo, pas përleshjeve mes zyrtarëve të dy skuadrave, ku ishin të përfshirë edhe disa persona nga publiku.

Presidenti i Pejës, Art Gashi tregon se si filloi incidenti.

“Ishte rezultati i ngushtë, dhe normalisht që ndeshja e 5-të gjysmëfinale është e tensionar. Në fund të pjesës së parë, disa zyrtarë dhe persona nga publiku kanë sulmuar ekipin tonë. Me vendim të referit ndeshja është ndërprerë. Ne presim që sipas rregullores të fitojmë ndeshjen 20-0 dhe të shkojmë në finale” deklaroi Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat