Ponte Prizreni distancohet nga deklarata në lidhje me Dardan Berishën, përjashton...

Basketboll

Ponte Prizreni distancohet nga deklarata në lidhje me Dardan Berishën, përjashton...

Më: 5 maj 2021 Në ora: 11:19
Ponte Prizreni distancohet nga deklarata në lidhje me Dardan Berishën, përjashton...

Klubi basketbollit Ponte Prizreni kërkon falje për komunikatën e djeshme dhe sipas tyre e kanë përjashtuar adminin!

"KB Ponte Prizreni menjëherë ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me atë që ndodhi në ndeshjen e fundit.

KB PONTE PRIZRENI distancohet nga deklarata e pas ndeshjes në lidhje me Dardan Berishën dhe kërkon falje publike për ngutinë e adminit të faqes.

Basketbolli është sport që afron të gjithë dhe ne si klub këtë e kemi dëshmuar me rastin që kemi qenë promoterë të basketbollit.

Dhuna nuk ka vend në sport, këtë asnjëherë se dëshirojmë.

Pamjet janë evidente, FBK duhet të del me një vendim të drejtë për ata të cilët ishin protagonistë të rastit.

Kjo deklaratë nuk ka qenë me bindjet e zyrtarëve të klubit dhe si i tillë admini i faqes është përjashtuar nga detyra.

Kjo edhe njëherë e potencojmë, se ka ardhur si pasojë e gjyqtarëve të cilët nuk kontrolluan ndeshjen", shkruan në faqen e KB Ponte Prizreni, kryetari Zgjim Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat