KB Peja në finale

Basketboll

KB Peja në finale

Më: 5 maj 2021 Në ora: 11:40
KB Peja në finale

Klubi i basketbollit Peja fiton ndeshjen me rezultat zyrtar 20:0 ndaj Ponte Prizrenit, në ndeshjen që u ndërpre mbrëmë për shkak të rrahjes të disa basketbollistëve dhe zyrtarëve të dyja klubeve.

“Jemi në finale por jo në mënyren se si dëshiruam .

Rezultati final:
KB Ponte 00 – 20 KB Peja
Jemi të detyruar të ju kërkojmë falje dashamirësve të basketbollit që nuk patëm mundësi të ju dhurojmë spektaklin e pritur.
Dënimet e FBK-së drejt KB Peja:
13.Konform Nenit 49.11 të Propozicioneve të Garave, KB Peja dënohet me 600 euro.
Brandon Walters (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja.
Aj Walton (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja.
Dardan Berisha (KB Peja) Konform Nenit 50.1 të Propozicioneve të Garave dënohet me 100 euro“, njofton KB Peja. Pejanët në finale do të takohen me Golden Eagle Yllin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat