Euroliga, mësohen pjesëmarrësit në gjysmëfinale

Basketboll

Euroliga, mësohen pjesëmarrësit në gjysmëfinale

Më: 5 maj 2021 Në ora: 17:36
Euroliga, mësohen pjesëmarrësit në gjysmëfinale

Janë mësuar emrat e skuadrave pjesëmarrëse në “Final Four” të Euroligës.

Barcelona, Anadollu Efes dhe Milano, kishin nevojë për 5 ndeshje, që të sigurojnë biletën e turneut final në Kelln të Gjermanisë.

Barcelona në sfidën e 5-të të çerekfinales, mundi Zenitin me rezultat bindës, 79-53, ndërsa Milano më vështirë se sa pritje mundi Bajernin me rezultat 92-89.

Ndërkohë Anadollu Efes arriti që të përmbys rezultatin nga pjesa e parë dhe në fund të triumfojë ndaj Real Madridi me rezultat 88-83.

Në gjysmëfinale, më 28 maj, në orën 18.00, do të përballen: CSKA Moskë-Anadollu Efes dhe Barcelona – Bajern Munihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat