Ponte Prizreni sulmon ashpër Faton Kurshumliun

Basketboll

Ponte Prizreni sulmon ashpër Faton Kurshumliun

Më: 5 maj 2021 Në ora: 19:19
Ponte Prizreni sulmon ashpër Faton Kurshumliun

Klubi i basketbollit Ponte Prizreni nuk pajtohet me vendimet e Komesari të Garave të FBK-së, Faton Kurshumlisë. 
Sipas tyre, vendimi ka qenë i gatuar, duke e shfajësuar veten. 

Mbrëmë ndeshja mes Ponte Prizrenit dhe Pejës, u ndërpre pas rrahjes mes vete të disa basketbollistëve dhe zyrtarëve, pas përfundimit të pjesës së parë kur rezultati ishte 48:49 për pejanët.

“Pas vendimit të Komesarit të garave, KB Ponte Prizreni del me këtë:
“Regjistrimi i rezultatit zyrtar 20:0 në favor të KB Peja nga ana e Komesarit të garave Kurshumliu është tendencioz, dhe i një anshëm dhe pa asnjë bazë e argument!.

-Vendimi si duket paska qenë i gatuar nga ai sa që hala pa filluar dita mirë e servoi atë në faqen zyrtare të FBK - së.

- Në të gjitha kompeticionet sportive, në kohën kur ushtrohet dhuna, akterët, lojtarët duhen të ndëshkohen me gabime diskualifikuese, në të njejtën kohë të merren deklarata të të apostrofuarve dhe në raportin shtesë të policisë dhen emergjencës (ndihmës së parë) të merret vendim juridik e jo vendim i tekeve të një personi i cili aq më shumë ka qenë gangrena e basketbollit për sa vite ka qenë Komesar i garave.

- Kërkojmë transparencë se nga i vërtetoi dhe identifikoi zyrtarët si tifozë dhe ku e ka dëshminë që ne ishim iniciatorë.
-Ne si klub kemi dënuar rastin, dhe kërkojmë falje publike ndaj KB Peja dhe ndaj gjithë dashamirëve të basketbollit ku do që janë. Skena të tilla asnjëhere nuk kanë qenë në frymën tonë sportive.

- Po ky komesar ishte ai që prishi edhe raportet mes dy klubeve, i cili peshën e ndeshjes pa i dhënë rëndësi delegoi gjyqtarë jo kualitativ të cilët me menaxhim katastrofik të ndeshjes e paraprijnë që fundi të jetë i dhunshëm edhe si pasojë e përfundimi erdhi: Ekipi kampion i stinorit të rregullt, të diskualifikohet nga gara, ndërsa ekipit mik i pezullon dy lojtarët kyq duke i prishur komplet imazhin e kampionatit që ishte pa dyshim më e mira në historinë e basketbollit.

KB PONTE PRIZRENI nuk do të ankohet në shkallën e dytë pasi se edhe aty, servimi do vjen i njejtë.
Por do angazhojmë avokatin e klubit z. Gent Gjini i cili do pregadisë një padi penale.

-Historikisht sukseset e klubit tonë dhe qytetit të Prizrenit, kanë qenë çdo herë jo të pëlqyera nga Kurshumlia.

-Klubi jonë është gjobitur me afro 6000€, dhe këtu ju konfirmojmë që jemi klubi ndoshta më i përpiktë për kryerjen e obligimeve.

Nga arka e klubit nuk do paguajmë asnjë cent për këto dënime deri sa nuk do kemi transparencë se sa të holla kanë borgje skuadrat tjera.
-Ekipeve finaliste ju dëshirojmë suksese në finale, ndërsa së shpejti do dalim me vendimin zyrtar, për vazhdimin apo mos vazhdimin e kampionatit të ardhshëm.

-Nuk do lejojmë që gjithë investimin, djersën e mundin e sponzorëve, lojtarëve ta shuan një njeri”, shkruan në reagimin e KB Ponte Prizreni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat