Suksesi, transferet dhe trajnerët!

Basketboll

Suksesi, transferet dhe trajnerët!

Nga: Jakup Kasapolli Më: 5 maj 2021 Në ora: 19:35
Jakup Kasapolli

Pas përfundimit të Kampionatit të Kosovës në basketboll për femra 
Përshtypje –vështrim   

Fundi i një sezoni sportiv, është moment  i  përshtatshëm për përshtypje e rezyme nga kënde të ndryshme të vrojtimit dhe vlerësimit të një fenomeni.

Kështu, para pak ditësh, me zhvillimin e aktit final të dy skuadrave më të mira të kampionatit të basketbollit për femra (Penza-Bashkimi), përfundoi edhe edicion  2000/2021.

Një edicion që kaloi pa sharmin e zakonshëm sportiv, si pasojë e pandemisë, pa shikuesin e pranishëm në tribunat dhe arenat sportive. 

Karakteristikë kryesore e këtij kampionati ishte vazhdimësia e tri ekipeve pretendente për tri çmime të FBK së, (Kupë, Superkupë e Kampionat) Prishtina, Penza e Bashkimi.

Titulli i katërt
Në finalen e madhe për titull PENZA  (për të katërtën here) mori titullin duke triumfuar me rezultatin përfundimtarë 3 me 2, duke uruar për këtë sukses të madh si pjesë e këtij kompozicioni me emrin PENZA , (e pagëzuar nga unë në nismën e paraqitjes zyrtare si klub në vitin 2000)  por që NGJIZJA e saj kishte nisur, 25 vite më parë (1996) si pedagog idealist,  me ato vogëlushe 11-13 vjeç, e që më vonë do hyjnë në historinë e re të sportit pejan e kosovar të basketbollit  si kolektiv i vetëm i  sportit femëror në qytet, duke sfidu dy dekada rresht të gjitha krajatët dhe barrierat e mundshme, me  tre gjenerata lojtarësh, trajnerësh e bashkëpunëtorësh që nuk harrohen. 

Transferet amerikane 

Në krahasim me tre titujt e mëparshëm, ky i fundit për Penzën ishte diçka me ndryshe.

Duke ndjekur shembullin e dy klubeve tjera Prishtinës e sidomos Bashkimit, edhe Penza, duke parë se pa ‘importe’ serioze nuk arrin cakun, edhe ajo vendosi që këtë vit të ‘amerikanizohet’ me dy lojtare përtej Atlantikut,  e që bashkë me  dy veteranë (që kanë shkelur tashme fort në decenien e katërt të jetës) me  ‘njëshin’ e pazëvendësueshëm të Prishtinës  (e besa edhe e Kosovës që një kohë të gjatë) Perçukun, plus vendasen këmbëshpejt Bytyqin, e me asistence solide të Halitajt e Uka dhe 6 të tjera si rezerviste ‘besnike’ të bankës, që presin shansin e viteve që vijnë, ishin arrë e fort për Bashkimin ‘e lodhët’ sivjet ‘me vetëm’ një amerikane me mbipeshë  dhe një Saranda Daci të pa invencion për të rezistuar me seriozisht kampiones.

Trajnerët
Klubet e basketbollit femëror të Kosovës deri këtë vit,  ishin ‘besnik’ që menaxhimin e ekipeve t’u besonte trajnerëve vendas –kosovare, por ja se edhe ky besim filloi të luhatet! Edhe Penza edhe Bashkimi në bankat e veta i instaluan trajner të huaj dhe ‘me përvojë’. 
Kështu, derisa Penza 9 sukseset e mëhershme të Kupës dhe Kampionatit e kishte  realizuar nga viti 2010 me trajnerë e kryetrajner nga Peja (Fabian Gjuka), kujtoj se edhe këtë herë kushdo që do të ishte në vend të këtij ‘eksperti’ (Rondoviq) por me këtë kapacitet të ekipit,  do të korrte sukses! 

Por, në anën tjetër,  me e çuditshme është fakti se Bashkimi kishte angazhuar pikërisht Gjukën në fillim te kampionatit, me të cilin mori edhe Superkupën e Kosovës nga stinori i kaluar, por që pas shkarkimit te tij, Bashkimi  angazhoi trajner nga jashtë (Grbavçeviq) dhe i humbi te dy mundësit e këtij sezoni: edhe Kupën edhe Kampionatin. Dhe nuk duhet te çuditemi befasive dhe paradokseve të këtij lloji edhe në sport, kur aty kanë vërshu individ e ‘ekspert’ të shumë ngjyrave dhe interesave që më së paku kanë të bëjnë me sportin.

Dhe për pasojë kemi situatë të pakuptimta kur Bujar Loci i dëshmuar me vite si menaxher i Klubeve të basketbollit (PEJA, RAHOVECI, PRISHTINA) dhe  Fabian Gjuka (të pa angazhuar) nuk kanë besimin e këtyre njerëzve që me se paku kanë njohuri dhe erë në sport! 
Atëherë pse të çuditemi ngjarjeve si ajo mbrëmë në Prizren ku shumë nga aktorët janë çdo gjë tjetër pos punëtorë sporti e më së paku ekspert në sporti! 

Autori është veprimtar i shquar sportiv dhe ish gazetar i mirënjohur sportiv

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat