Befason James

Basketboll

Befason James

Më: 6 maj 2021 Në ora: 11:17
Befason James

LeBron James kaloi një periudhë të gjatë jashtë fushës pas dëmtimit që pësoi në mesin e këtij sezoni, duke qëndruar më shumë se 1 muaj pushim. Ai u rikthye në fushë, por duket se frika e një dëmtimi tjetër ka stepur disi nr.23 të Lakers.

Rikthimi në fushë pas një dëmtimi të rëndë është gjithnjë i ndërlikuar, ndaj LeBron sqaron: “E di që nuk do të jem më kurrë në 100% të formës në karrierën time pas këtij dëmtimi. E di që është e pamundur të jem sërish ai lojtar i pamposhtur”.

Duket se për James mjaftuan 31 minuta në rikhimin e tij në fushë për ta kuptuar këtë gjë. “Ndeshja e parë pas 6 javësh pushim nuk është asnjëherë e lehtë për t’u përballuar. Gjithsesi, ndihem mirë edhe pse kavilja më dhimbte pak”, tha LeBron James.

“Gjatë kësaj periudhe trajtimi ka qenë i kujdesshëm, duke kaluar mjaft kohë jashtë fushe për të mos u rikthyer para kohe, duke bërë fizioterapi. Tashmë jam gati edhe pse duhet të jem më i kujdesshëm”, tha James.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat