Tronditet Ponte Prizreni, largohet njeriu kryesor

Basketboll

Tronditet Ponte Prizreni, largohet njeriu kryesor

Më: 6 maj 2021 Në ora: 18:32
Tronditet Ponte Prizreni

Klubi basketbollit Ponte Prizreni konfirmon lajmin e keq. 

“Pas vendimit të FBK-së vjen edhe tërheqja e sponzorit tonë gjeneral nga investimi në klub. Tërhiqet sponsori nga klubi.
 Për 3 vite PONTE ishte arsenali i skuadrës sonë dhe jemi falenderues të pafund pronarit Fati Namlegjiu!

Reagim pas ngjarjeve të fundit në K.B. Ponte nga Prizreni.

Ne kompania Ponte, me shumë mund dhe sakrifica kemi arritur të jemi sponsor kryesor për një periudhë të sponsorizimit 3 vjeçar për K.B. Ponte nga Prizreni. Për një kohë të shkurt, falë angazhimit maksimal dhe gjeneroz të kompanisë tonë, lojtarëve dhe klubit, në vitin kur arritëm kulmin e suksesit duke e përfunduar sezonën në renditje në vendin e parë dhe pas një serie fenomenale të gjysmëfinales, disa persona qëllim keq e përmbyllen suksesin tonë me një skandal shumë të rrezikshëm i cili përfundoi me rrahje të lojtarëve. 

Ne e kemi sponsorizuar basketbollin në përgjithësi dhe K.B. Ponte në veçanti me të vetmin qëllim për t’i inspiruar gjeneratat e reja në sport dhe kulturë sportive. Megjithatë, përmbyllja e kësaj sezone me skandale të tilla është e papranueshme dhe as që e kemi ëndërruar që do vij kështu. 

Duke mos mjaftuar skandali i rrahjes së lojtarëve, skandali vazhdon edhe në Komisionin e Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, ku pikërisht ky komision pa analizuar faktet dhe raportet zyrtare të institucioneve, me shpejtësi si asnjëherë më parë, vjen brenda disa ore të natës me një vendim të njëanshëm dhe e dënon me dënim drastik një klub shembull, kurse i favorizon sjelljet josportive dhe inskenimet e lojtarëve te klubit tjetër.

Pas këtyre ngjarjeve të turpshme, jo-sportive, degraduese dhe vendimeve të njëanshme, kompania Ponte nuk ka rrugë tjetër por me keqardhje informon të gjithë se jemi detyruar dhe tërhiqemi nga sponsorizimi i K.B.  Ponte nga Prizrenit. Kështu që,  ne për një kohë të gjatë nuk do të sponsorizojmë asnjë klub sportiv në Republikën e Kosovës, derisa keqdashësit të largohen nga sporti në përgjithësi dhe basketbolli në veçanti”, njofton KB Ponte Prizreni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat