Peja-Golden Eagle Ylli, finalja e madhe

Basketboll

Peja-Golden Eagle Ylli, finalja e madhe

Më: 6 maj 2021 Në ora: 22:09
Peja-Golden Eagle Ylli, finalja e madhe

Peja dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në finale të “Play-offit” në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Sfida e parë zhvillohet të premten mbrëma në Pejë dhe skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione e Kosovës.

Peja në çerekfinale kishte mundur Sigal Prishtinën 2:1, derisa në gjysmëfinale u përballë me Ponte Prizrenin, ku kaluan në finale me serinë 3:2, pasi takimi i fundit ishte ndërprerë pas pjesës së parë dhe u takoi pejanëve me rezultat zyrtar 20:0.

Golden Eagle Ylli në çerekfinale eliminoi Bashkimin 2:1, edhe pse humbi sfidën e parë, ndërsa në gjysmëfinale pas pesë sfidave shumë interesante eliminoi Rahovecin 3:2.

Ky edicion ka qenë njëri ndër më të barabartit pas luftës me shumë takime interesante dhe kështu pritet edhe në finale.

Kjo është hera e parë për Golden Eagle Yllin që gjendet në finale, kurse Peja ka fituar pesë herë titullin, për herë të fundit më 2013.

Skuadra nga Theranda ka fituar një trofe në histori, atë të Ligës Unike, duke mundur pikërisht skuadrën pejane në finale 82:79.

Takimi zhvillohet nesër (të premten) nga ora 20:15 dhe do të transmetohet në Kujtesa dhe ArtMotion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat