Sot zhvillohet sfida e dytë e finales së “Play Off-it” ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës

Basketboll

Sot zhvillohet sfida e dytë e finales së “Play Off-it” ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës

Më: 9 maj 2021 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Sot do të zhvillohet sfida e dytë e finales së “Play-off-it” të FIVE STAR Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

Ndeshjen e parë në palestrën ‘Karagaqi’ e fituan therandasit 75:83, derisa kampion do të shpallet skuadra që shënon tri fitore.

Duelet mes skuadrave verdhezi kanë qenë shumë interesante dhe kështu pritet të jetë edhe të dielën, ku dy skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion dhe synojnë ta përfundojnë me titullin e kampionit.

Golden Eagle Ylli në çerekfinale eliminoi Bashkimin 2:1, edhe pse humbi sfidën e parë, ndërsa në gjysmëfinale pas pesë sfidave shumë interesante eliminoi Rahovecin 3:2.

Peja në çerekfinale kishte mundur Sigal Prishtinën 2:1, derisa në gjysmëfinale u përballë me Ponte Prizrenin, ku kaluan në finale me serinë 3:2, pasi takimi i fundit ishte ndërprerë pas pjesës së parë dhe u takoi pejanëve me rezultat zyrtar 20:0.

Kjo është hera e parë për Yllin që ndodhet në finale të “Play-off-it”, kurse pejanët kërkojnë titullin e gjashtë në histori të klubit.

Ndeshja Golden Eagle Ylli-Peja do të zhvillohet sot me fillim nga ora 20:15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat