Brooklyn Nets arrijnë fitore të rëndësishme ndaj Denver Nuggets

Basketboll

Brooklyn Nets arrijnë fitore të rëndësishme ndaj Denver Nuggets

Më: 9 maj 2021 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Brooklyn Nets kanë arritur një fitore të rëndësishme ndaj Denver Nuggets në udhëtim.

Nets u përballën me Denver Nuggets në udhëtim në kuadër të NBA.

Denver Nuggets po tregojnë formë të lartë në konferencën perëndimorë këtë sezon në NBA, duke mposhtur skuadrat e mëdha.

Rezultati i çerekëve, Denver Nuggets – Brooklyn Nets: (37-24), (34-32), (33-41) dhe (15-28).

Në këtë duel mungoi James Harden, por Kevin Durant morri përsipër fitoren duke shkëlqyer me paraqitjen e tij.

Për Brooklyn Nets, basketbollistët më të mirë ishin, Kevin Durant me 33 pikë, 11 kërcime dhe shtatë asistime, Irving me 31 pikë dhe katër asistime, ndërsa paraqitje të mirë pati edhe Blake Griffin me 20 pikë, dy kërcime dhe pesë asistime.

Për Denver Nuggets shkëlqyen, Jokic me 29 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime dhe Porter me 28 pikë katër kërcime dhe dy asistime.

Rezultati përfundimtar, Denver Nuggets 119–125 Brooklyn Nets.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat