Peja e pati fitore në dorë, e lëshon në sekondat e fundit

Basketboll

Peja e pati fitore në dorë, e lëshon në sekondat e fundit

Nga: K.G. Më: 9 maj 2021 Në ora: 22:20
Peja e pati fitore në dorë, e lëshon në sekondat e fundit

Peja pothuajse ndeshjen e fituar e humbi në fund, me rezultat 75:73 (24:20, 10: 23, 21:12, 20:18) nga Golden Eagle Ylli, që u luajt  në palestrën “13 Qershori” në Therandë, në takimin e dytë të finales së play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll.  

Pejanët janë në diavantazh në seri të fitoreve me 2:0 nga Ylli.

Në çerekun e parë vendasit udhëhoqën me 4 pikë (24:20), por pejanët me Berishën fenomenal përmbysën gjithçka dhe rezultati 34:43 në favor të Pejës në minutën e 20-të.

Në çerekun e tretë Ylli luan më mirë dhe e barazon rezultatin 55:55 në minutën e 30-të. 

Me fillimin e çerekut të katërt, një treshe e pejanëve i shkëput në tre pikë (55:58) dhe në shtatë pikë (62:69) në minutën e 36-të. 

Në minutën e 38-të, ngushtohet rezultati në 67:69 dhe një finish tejet dramatik, por pejanët gabojnë dhe humbin sfidën e fituar me 75:73. 

Dardan Berisha është më efikasi, me 29 pikë të shënuara në radhët e Pejës dhe Demetris Morant u shqua me 17 pikë te Ylli.

Skuadra me tri të fituara do të shpallet kampion i ri i Kosovës. 

Ylli pas titullit të Ligës Unike kërkon edhe titullin e kampionit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat