Lakers rikthehen tek fitorja, mposhtin Phenix Suns

Basketboll

Lakers rikthehen tek fitorja, mposhtin Phenix Suns

Më: 10 maj 2021 Në ora: 08:19

Los Angeles Lakers janë rikthyer tek fitoret në kuadër të NBA.

Lakers u janë rikthyer fitoreve pas dy humbjeve radhazi dhe këtë gjë e kanë bërë ndaj skuadrës në formë, Phenox Suns.

Lakers arritën të dominojnë në tre çerekë ndaj kundërshtarëve në një paraqitje mjaft të mirë në California.

Rezultati i çerekëve, LA Lakers – Phoenix Suns: (30-19), (29-28), (39-30) dhe (25-33).

Basketbollistët kryesorë në këtë ndeshje për Lakers ishin, Anthony Davis me 42 pikë, 12 kërcime dhe pesë asistime dhe Caruso me 17 pikë, tre kërcime dhe tetë asistime.

Davis regjistroi paraqitje të mrekullueshme edhe në këtë ndeshje pas rikthimit të tij nga lëndimi.

Për Phoenix, më të dalluarit ishin, Payne me 24 pikë, një kërcime dhe Booker me 21 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim.

Rezultati përfundimtar, Los Angeles Lakers 123-110 Phoenix Suns.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat