Samir Shaptahoviq letër për KB Pejën: Nesër nëse fitoni, titulli do të vjen në Pejë

Basketboll

Samir Shaptahoviq letër për KB Pejën: Nesër nëse fitoni, titulli do të vjen në Pejë

Më: 11 maj 2021 Në ora: 00:53
Samir Shaptahoviq

Ish lojtari i Pejës dhe Prishtinës, Samir Shaptahoviq, ka motivuar ish skuadrën e tij Pejën.

Basketbollisti nga Bari i Malit të Zi, tha se është i bindur që Peja mund të shpallet kampion nësë arrin ta fitoj lojën vendimtare të martën ndaj Yllit.

E gjithë kjo duke u bazuar ne eksperiencat e tij në skuadrën e Pejës.

“Unë kam luajtur në Kosovë, një kohë të gjatë dhe e njoh në gishta basketbollin e Kosovës dhe unë e di shumë mirë se kjo seri 2-0, nuk është aq e vogël, por kur e di që në ekipin e Pejës, luajnë Dardan Berisha, lojtari më i miri në basketbollin e Kosovës dhe Lis Shoshi, unë jam i bindur se kjo seri do te rrënohet dhe KB Peja, do të kthehet fuqishëm nesër me fitore”, tha Shaptahoviq

Shaptahoviq ishte anëtar i ekipit kombëtar të Kosovës në basketboll, dhe ish anëtar i ekipit kombëtar shqiptar të basketbollit. Ai fitoi tre herë trofeun e Basketbollit të Kosovës në Superligë, së pari me KB Prishtinën në 2001–02, 2002-2003 dhe së dyti me KB Peja në sezonin 2012–13.

Në fund të sezonit 2014–15 ai deklaroi pensionin nga basketbolli në Kosovë.

Statusi i plotë i tij:

WE BELIEVE

E dashura Peje, tifozë te “Shqiponjave” dhe Ju lojtaret e KB Peja, si ekipa me e mire momentale ne basketbollin e Kosoves, po iu drejtona me ketë letër Ju dhe gjithë qytetit te Pejës.

Respekt I veçant per KB Yllin ( por unë e dua Pejën )!!

Kjo sezone ishte shume e vështire për KB Peja, por Ju loçkat e Sines, i’a dolet qe t’i kaloni te gjitha veshtersite. Kaluat në finale pas një trileri, të një para-finale tjetër kundër një ekipe shume cilësore si Ponte Prizreni, e cila ishte ekipa kampione e sezones rregullte. Pas një trileri te 5 ndeshjeve, Ju KB Peja, u kualifikuat ne finalen e madhe. Pra, Ju KB Peja, e keni mundur ekipin nr 1 ne superligë Ponten. Kjo ishte një fitore shume e madhe dhe për dikon e papritur.

Unë e di qe mungesa e organizatorit te lojes e beri te veten, por Ju prape se prape luajtet me zemër dhe treguat karakter te madh, ne dy ndeshjet e para finale. Pa organizatorin e lojes Ju ishit mbrëmë superior. Mund ta paramendoj me organizatorin e lojes sa mire do te luani te marten. Sepse ai do te iu ofron siguri ne lojen tuaj Peje. Do te fitoni bindshëm nesër I swear!

Mbrëmë unë Ju kam shikuar nga Amerika e larget dhe jam emocionuar tej mase, pasi me beri përshtypje loja me zemër e komplet ekipit te Pejës, e veçanërisht e Dardan Berishës, i cili dha çka pati mbrëmë qe Peja, të fitonte por nuk kjo nuk mjaftoj sepse iu mungoj fati. Gjithsesi loja ishte shume e forte dhe tepër atraktive.

Tash seria e ndeshjeve është 2-0 për ekipin e Ylli, nga Theranda. Unë kam luajtur ne Kosove, nje kohe te gjate dhe e njoh ne gishta basketbollin e Kosovës dhe une e di shume mire se Kjo seri 2-0, nuk është aq e vogël, por kur e di qe ne ekipen e Pejes, luajne Dardan Berisha, lojtari me i miri ne basketbollin e Kosoves dhe Lis Shoshi, une jam i bindur se kjo seri do te rrënohet dhe KB Peja, do te kthehet fuqishëm nesër me fitore ne “Karagaqi”.

KB Peja, ka një qendër te fuqishëm si Brandon Walters si dhe një organizator mjafte cilësor si AJ Walton. Ka edhe dy super trajner si Dragan Radovic dhe Milan Rondovic, ata janë strateg te mirëfillte dhe unë e di se ata nuk dorëzohen. Asgjë nuk ka përfunduar. Peje, po Ju shkruaj nga Amerika, e larget dhe kam nje kerkese per Ju. Mos gaboni me u dorezu. Luftoni për fitore dhe unë e di qe do te fitoni shume thelle dhe shume bindes neser.

Nesër nëse fitoni titulli do te vjen ne Peje, po flas nga përvoja ime ne te kaluarën. Unë ne vitin 2002/03, e kam rikthyer me Prishtinën, serine finale ndaj Mabetex. Unë po flas nga përvoja e madhe qe kam. KB Peja, është ekip shume e madhe dhe fitorja nesër do te thotë Ju do te jeni kampion për ketë edicion.

Forca KB Peja, forca Shqiponjat! Forca Sineee ,Ju dua perjete!

I juaji dhe i perjetshmi SINE

Samir Shaptahovic

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat