Ky është basketbollisti më i gjatë në Kosovë, 222 cm! Ja nga cili shtet vjen 

Basketboll

Ky është basketbollisti më i gjatë në Kosovë, 222 cm! Ja nga cili shtet vjen 

Nga: K.G. Më: 12 maj 2021 Në ora: 11:41
Ky është basketbollisti më i gjatë në Kosovë, 222 cm! Ja nga cili shtet vjen 

Klubi i basketbollit New Basket ka lojtarin më të gjatë në Kosovë. 

Ky klub para pak ditëve është përforcuar me basketbollistin nga Sudani Jugor. E veçanta e këtij lojtarit është gjatësia, 222 centimetra. 

“Nuk kemi ndërmend të ndalemi, ashtu siç ju lajmëruam edhe më herët klubi ynë në sezonin e ri do të hynë me një koncept plotësisht të ri.

Pikërisht lojtari i ri Alier Kok është pjesë e këtij koncepti.
Alier Kok i lindur me 2006 në Juba të Sudanin Jugor, me gjatësi të jashtëzakonshëm 222 centimetra, është përforcimi i radhës për gjeneratën U-16 nga ana ynë.

Kok do të vazhdojë shkollën e mesme në Prizren dhe do të luajë për ekipin tonë të grupmoshave.

Alier Kok ka nënshkruar kontratën 3-vjeçare me klubin tonë.

Ky është vetëm fillimi i këtij koncepti, vazhdojmë”, shkruan në faqen e klubit prizrenas.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat