Disfata për Celtics e Bulls!

Basketboll

Disfata për Celtics e Bulls!

Më: 12 maj 2021 Në ora: 13:25
Disfata për Celtics e Bulls!

Miami Heat fitoi sfidën direkte ndaj Boston Celtics për vendin e 6-të në Konferencën e Lindjes duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e dytë të play-offit. Një sukses i merituar i Heats me rezultatin 129-121, në një ndeshje deri diku të balancuar me përjashtim të periodës së dytë dhe të 3-të ku Miami ishte më lart. Herro me 24 pikë, 11 rebound dhe 3 asiste ishte më i miri mbi parket për skuadrën nga Florida ndërkohë që Boston-it nuk i mjaftuan 36 pikët e realizuara nga Kemba Walker dhe 33 të tjera nga Jason Tatum.

Moment pozitiv për Los Angeles Lakers që regjistroi suksesin e 2-të rresht po për mometin vazhdon të pozicionohet në vendin e 7-të në Perëndim dhe duhet të luftojë fort me Portland për vendin e 6-të që të kualifikon direkt në fazën e dytë të play-offit.

Kampionët në fuqi të NBA mposhtën pas kohës shtesë me rezultatin 101-99 New York Knicks, duke regjistruar fitoren e 39-të sezonale në 69 takime. Kyle Kuzma me 23 pikë dhe Anthony Davis me 20 pikë ishin dy më të mirët mbi parket për Lakers ndërkohë që te Knciks spikatën Julius Randle me 31 pikë dhe Derrick Rose me 27 pikë. Brooklyn Nets ndali ecurinë pozitive të Chicago Bulls prej 3 fitoresh rresht falë suksesit 115-107 brenda në Ilinois.

As Zac Lavine me 41 pikët e tij nuk arriti të udhëhiqte Bulls-at drejt fitores së radhës, ndërkohë që Brooklyn-it një dorë në këtë sukses ia dhanë Durant, Harris dhe Brown. Blindoi vendin e 3-të në Perëndim ndërkohë Los Angeles Clippers që triumfoi në Amalie Arena ndaj Toronto Raptors me rezultatin 115-96. Kawhi Leonard dhe Mann me nga 20 pikë si dhe Zubac me 18 pikë ishin basketbollistët që udhëhoqën Clippers drejt këtij suksesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat