Arben Fetahu i tronditur me vdekjen e trajnerit

Basketboll

Arben Fetahu i tronditur me vdekjen e trajnerit

Më: 12 maj 2021 Në ora: 14:37
Bardhyl Mjaku

Arben Fetahu, president i Federatës së Basketbollit të Kosovës, është i tronditur me vdekjen e trajnerit Bardhyl Mjaku.

"E nderuara familja Mjaku dhe KB Kaçaniku, në emër të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe emrin tim personal dëshiroj të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Bardhyl Mjakut.

Mjaku ishte një punëtorë i palodhshëm, duke dhënë kontribut të madh për sportin kaçanikas, por edhe basketbollin e Kosovës.

Ai nuk ishte vetëm trajner, por një punëtor i madh për basketbollin, duke qenë shembull edhe për të tjerët, e duke bërë krenar Klubin e Basketbollit Kaçaniku, por edhe qytetin.

Bardhyli kishte dhënë kontribut në basketbollin e Kosovës në kohërat më të vështira, e më pas si basketbollist dhe trajner i Kaçanikut.

Ai do të kujtohet gjithmonë si një person i dashur dhe shumë punëtor.

Federata e Basketbollit e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mjaku dhe KB Kaçanikun", shpreh ngushëllime  Arben Fetahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat