NBA po përgatitet për fazën me delikate

Basketboll

NBA po përgatitet për fazën me delikate

Më: 14 maj 2021 Në ora: 11:21
NBA po përgatitet për fazën me delikate

NBA po përgatitet për fazën me delikate të sezonit 202-2021. Sezoni i rregullt është drejt fundit dhe javën e ardhshme do të nisë faza play off.

Në janar të këtij viti, rastet e shumta më koronavirus mes lojtarëve bënë që mjaft ndeshje të pezulloheshin dhe zhvilloheshin në një periudhë më vonë. Gjithsesi, këtë herë, NBA po merr seriozisht vendimin për të ndalur fazën play off në rast se verifikohen raste me koronavirus.

Deri më tani, 70% e lojtarëve që luajnë në NBA kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti-Covid, një përqindje kjo më e lartë se masatarja e amerikanëve të vaksinuar (46%).

Adam Silver, komisioneri i NBA-së, ka konfirmuar se monitorimi i skuadrave do të jetë i vazhdueshëm edhe gjatë play off-it, për të evituar anullimin e ndeshjeve, në mënyrë që sezoni të përfundojë para Olimpiadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat