Curry kundër James, Warriors do të përballen me Lakers në “Play-in”

Basketboll

Curry kundër James, Warriors do të përballen me Lakers në “Play-in”

Më: 17 maj 2021 Në ora: 09:50
Step Curry dhe LeBron James

Të mërkurën në kuadër të NBA do të zhvillohet përballja ndërmjet Golden State Warriors dhe Los Angeles Lakers.

Warriors do të kenë punë me Lakers në kuadër të “Play-in” të NBA.

Lakers po kalonin formë të mirë në Konferencën Perëndimore kur lëndimet e Anthony Davis dhe LeBron James i prishën formën e mirë duke rënë në tabelë. Tani ata duhet të përballen me Golen State Warriors në kuadër të “Play-in”, një skuadër që kanë kërkuar ta evitojnë në këtë fazë të hershme.

Në anën tjetër, Goden State me prurjet e reja si Wiggins, Kelly Oubre dhe James Wiseman po tregojnë se janë skuadër e rrezikshme, sidomos kur Curry është në formë.

Mirëpo, tani për Lakers janë rikthyer James dhe Davis dhe të mërkurën mund të presim një përballje titanike.

Orari i ndeshjes, e mërkurë: Golden State Warriors – LA Lakers, ora 4:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat